Zjarret masive që kanë pushtuar Turqinë vijojnë të mbeten aktive, ku si pasojë e përhapjes së flakëve mbetën të vdekur 4 persona. Viktima e fundit e cila është regjistruar pranë zonave ku ka rënë zjarr është një 25 vjecar, I cili thuhet se po I dërgonte ujë zjarrëfikësve, ku si pasojë e asfiksimit nga tymi ka mbetur i vdekur. Burimet bëjnë me dije se I riu po punonte si vullnetar për të shpërndarë ujë në zonat ku kishte rënë zjarr.