Ministria e Mbrojtjes raporton se në territorin e vendit gjatë orëve të fundit ka pasur 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive evidentohen në malin e Dajtit në Tiranë; Në Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun e Dibrës; si dhe në Rrilë, në qarkun Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Situata më e vështirë sipas Ministrisë së Mbrojtjes, paraqitet në qarkun e Dibrës, konkretisht në Sllatinë, ku po operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca zjarrifëse si dhe 30 efektivë të FA-së.