Rreth 8 ha sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Kukës. Pavarësisht temperaturave të ulëta, zjarret dyshohet se janë shkaktuar me dashje nga dora e njeriut, ndërsa në disa raste dhe nga pakujdesia. Pylli I fshatit Shtanë, u përfshi nga flakët, ndërsa efektivët e zjarrfikëses vijojnë punën në terren për shuarjen e tyre.Shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit kanë vijuar prej orësh betejë për shuarjen e flakëve, që ka dëmuar florën dhe faunën.