Situata për shkak të zjarreve në Californi vazhdon të përkeqësohet, ku pjesa perëndimore e vendin ende po lufton me një seri vatrash zjarri që kanë shkatërruar toka, shtëpi dhe shumë dëme të tjera materiale. Të enjten, gjatë shërbimit u plagosën 5 zjarrëfikës në qytetin rural Xhordan, ku aktualisht ndoddhen në spital për të marrë shërbim të specializuar nga mjekët.