Mbasditen e kësaj të hëne, një zjarr përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke iu afruar banesave dhe duke krijuar rrezik për përfshirjen e tyre nga flakët. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave pranë.