Një vatër zjarri u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Valare të Gjirokastrës, pranë stallave të lopëve. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt stallave. Nga zjarri nuk raportohet për dëme të tjera materiale.