Në orën 20:15 u njoftuam për një vatër zjarri pranë Fushës së Aviacionit. Menjëherë u nis në vendngjarje një automjet zjarrfikës me efektivë. Me mbërritjen, u konstatua se zjarri kishte rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, dhe po merrte përmasa. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri nuk shkaktoi dëme në pasuri apo në ambiente përreth.