Shërbimet ukrainase të emergjencës thanë se kanë punuar për të tretën ditë me radhë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të një zjarri në pyll, në zonën e ndaluar rreth Çernobilit. "1,200 hektarë janë përfshirë nga flakët dhe përhapja e zjarrit ndihmohet nga moti i thatë dhe erërat e forta. Situata sidoqoftë është plotësisht nën kontroll", tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.