Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në ambientet e spitalit Covid 3. Sipas informacioneve bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Në këtë spital trajtohen të gjithë pacientët e infektuar me koronavirus. Burimet bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar në një prej zyrave të mjekut dhe nuk ka pasur kontakt me ambientet e tjera.