Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Flakët në pyllin me Pisha vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë. Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, të ardhura nga Fierit, Rroskoveci, Divjaka, Lushnja dhe Vlora, si edhe dy autobote uji.