Prej më shumë se tre ditësh një vatër e madhe zjarrë është shfaqur në pyjet e Tërnovës në njësinë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë. Zjarri i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era ka përfshirë edhe pyjet e kurorës së "Liqenit të Zi".Edhe pse është bërë një ndërhyrje nga toka nuk ka qenë e mundur shuarja e zjarrit, kërkohet të bëhet ndërhyrje nga ajri.