Një vatër zjarri është shfaqur në një masiv me pisha të buta në zonën e Rrogozhinës, nga ku duken qartë flakët dhe tymi. Edhe pse nga pamjet filmike, duke se dëmi nuk është masiv, tregohet qartë se vatra e zjarrit ka përfshirë thuajse të gjithë sipërfaqen aty. Tymi dhe flakët janë të dukshme edhe nga rruga nacionale, ndërkohë që forcat zjarrfikëse nisën një aksion për shuarjen. Temperaturat e larta janë gjithnjë rrezik për rënien e zjarreve, ndërkohë që trupat e shpëtimit ende nuk e kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë.