Një zjarr në një depo karburanti në pronësi të kompanisë italiane e energjisë Eni pranë Firences të hënën vrau dy persona. Ndërkohë tre të tjerë raportohen të zhdukur. “Mjerisht dy persona humbën jetën, nëntë persona u plagosën dhe tre të zhdukur” pas zjarrit në uzinën Calenzano, tha për AFP një zëdhënëse e prefekturës së Firences.