Top News – Zjarr në parkun e argëtimit / Gjermani, Europa Park hapet sërish
21/06/2023 09:00

Parku më i madh tematik në Gjermani do të rihapet për vizitorët të martën pasi një zjarr i madh, një ditë më parë, bëri që një re e dendur tymi të zi u pa në qiell. Europa-Park, në qytetin Rust, afër kufirit francez, u hap vetëm me disa kufizime të vogla pas zjarrit të së hënës – tha agjencia gjermane e lajmeve DPA. Zjarri shpërtheu në një dhomë kontrolli për një nga atraksionet, pasditen e të hënës dhe doli jashtë kontrollit. Në këtë kohë, rreth 25 mijë vizitorë ndodheshin në park. Alarmi i zjarrit funksionoi sic duhet dhe parku u evakuua ndërkohë që 450 zjarrfikës, policë dhe personel emergjence mbërriti në vendngjarje. Dy zjarrfikës u lënduan lehtë por asnjë vizitor nuk u dëmtua. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim dhe zona përreth vendit të ngjarjes do të qëndrojë e mbyllur. Europa-Park është një destinacion turistik i shumë-frekuentuar që tërhori më shumë se 6 milionë vizitorë vitin e kaluar, kryesisht nga Gjermania, Franca dhe Zvicra. Ai ka zona me tematika të bazuara në vende të ndryshme evropiane dhe tre të bazuar në fantazi. Në park po ashtu zhvillohen edhe konferenca dhe ai është një vend i preferuar për evente dhe produksione televizive.

Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34