Një pallat në Korcë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, e ndërkohë tymi u përhap në të gjithë pallatin. Zjarri ra në katin e parë të një pallati në lagjen nr.15 në banesën e një të moshuari , rreth 72 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë fatkeqësisht humbi jetën. Sipas të dhënave, në apartament jetonin një çift me qira por pronari ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën. Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave. Dyshohet se I moshuari konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por që nuk kishte marrë përmasa të mëdha. Ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi zjarrin e kësaj të shtune.