Një vatër zjarri u regjistrua në malin e Vinës, në territorin e Bashkisë Gramsh këtë të diel. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit me mjete, ekipeve zjarrfikëse iu desh të ecnin rreth dy orë në këmbë, të pajisur me pompa krahu dhe mjete rrethanore, për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.