Një kioskë e përdorur për mbajtjen e veglave bujqësore është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Shtëpez, në Gjirokastër. Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 10:10 nga punonjësi me kontratë të përkohshme. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit, i cili ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqet përreth.