Pasditen e sotme një zjarr ka rënë në gadishullin e Karaburunit në pjesën jugore te tij, në afërsi të Gjirit të Shën Andreas. Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë per të shkuar zjarri vijon të përparojë i ndihmuar dhe nga era e fortë qe fryn nga jug/perëndimi. Sipas specialistëve të ADZM për të shkuar ne këtë zonë në këmbë dhe nga mali duhen të paktën 5 orë, ndërsa nga deti është e pamundur për shkak te dallgëve dhe detit deri në 7 ballë .