Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të hënë mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së fortë që frynte në zonë, janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian. Gjatë kohës që flakët kanë qenë aktive, janë rrezikuar edhe tri shtëpi të banuara në këtë fshat. Shefi i repartit të ndërhyrjes në zjarrfiksen e Vlorës, Luan Kapaj thotë se rreziku në zonë vijon të jetë maksimal, por rreziku për djegien e banesave është përjashtuar.