Një vatër e re zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm mbi fshatin Vajkal, në bashkinë Bulqizë. Flakët janë përhapur pranë banesave të fshatit, duke krijuar shqetësim për banorët dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar. Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar edhe lagjet e qytetit të Ri të Bulqizës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët.