Një vatër zjarri u aktivizua këtë të hënë në kodrat e fshatit Shtërmen në Bashkinë e Cërrikut. Flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e bimë të tjera. Temperaturat e larta dhe era, e bën më të lehtë përhapjen e zjarrit. Ndërkohë në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 21 punonjës zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse. Ekipe të forcave zjarrfikëse u nisën dhe nga Elbasani, Gramshi e Belshi që iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë dhe kontribuuan në vënien nën kontroll të zjarrit.