Top News – Zjarr mbi vendlindjen e Zelenskit / Rusia me valë sulmesh të reja në Ukrainë
15/06/2023 15:40

Rusia gjatë natës nisi një seri tjetër sulmesh ajrore në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, ndërsa alarmi për sulm ajror u dëgjua përsëri në të gjithë vendin. Raketat ruse goditën dy objekte industriale në qytetin Dnipropetrovsk të Krivi Rih, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke plagosur një person, thanë ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë mëngjesin e të enjtes. Autoritetet ndezën alarmin e sulmeve ajrore në të gjithë ukrainën, gjatë natës dhe sirenau u ndalën vetëm në oreën 5 të mëngjesit. "Një 38-vjeçar është plagosur. Ai është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme", tha guvernatori i rajonit në telegram duke shtuar se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në dy objekte. Kjo, ishte dita e tretë me radhë që Rusia shënjestroi këtë rajon. Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha ndërkohë se kishte shkatërruar të 20 dronët e prodhuar nga Irani të lëshuar në Dnipropetrovsk, por tre nga katër raketat ruse nuk u ndalën dot dhe goditën fabrikat në Krivi Rih. Rusia ka shtuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës në javët e fundit, ndërsa Kievi përgatitej të niste kundërofensivën e shumëpritur për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky javën e kaluar pranoi se operacioni ishte duke u zhvilluar, duke bërë që Moska të përshkallëzojë sulmet e saj duke përdorur raketa dhe dronë në qytetet kryesore në të gjithë Ukrainën.

Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00