Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Kunesh në Shëngjin, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ëhstë djegur. Forcat e shpëtimit të repartit antizjarr kanë shkuar në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën, e cila nga pamjet duket e rënduar. Sipas burimeve, vatra e zjarrit ka qenë në një masiv bimësie. Ndërkohë, shtëllunga tymi janë parë nga shumë banorë të zonës.