Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu mes barrakave në të cilat qëndrojnë punëtorët e ndërtimit në krimenë e aneksuar nga rusia. Zjarri i tmerrshëm shpërtheu pak pas orës 2 të mëngjesit në periferi të Sevastopolit, që mban edhe shtabin qendror të flotës së detit të zi të vladimir putinit. Shtatë punëtorë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital. Zyrtarët ndërkohë raportojnë për pesë persona që mungojnë në apel. E gjithë kjo vjen në mesin e një vale shpërthimesh që dyshohen si akte sabotazhi, përfshirë edhe një shpërthim të madh në urën e krimesë që lidh rusinë me gadishullin e okupuar.