Një zjarr I madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën kodrinore të fshatit Radhimë. Flakët ranë pranë disa hoteleve dhe strukturave turistike. Si pasojë u dogj dhe një strukturë me material drusor që shërbente për aktivitete turistike kryesisht gjatë sezonit veror. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.