Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke krijuar rrezik për banesat dhe zonën e banuar. Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë në zonë. Përhapja e zjarrit ka bërë që situata të paraqitet problematike, ndërsa perimetri i flakëve vijon të zgjerohet. Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e saj nën kontroll.