Një vatër masive zjarri ka përfshirë që prej pasdites së të enjtes dhe paraditen e së premtes sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në zonën e Bulqizës. Flakët kanë përfshirë pyjet e njohura si Bataqet e Kacnisë, Pyjet e Thatinës, si dhe pyjet e Livadhit të Madh. Zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar një situatë serioze për pyjet, kullotat dhe zonat përreth.