Top News/ Zia e bukës ‘e pashmangshme’ në Gaza / OKB lëshon alarmin: Çereku i popullsisë pranë urisë
28/02/2024 11:13

Të paktën çereku i popullsisë së Gazës, 576.000 persona, janë një hap larg urisë, ndonëse edhe pjesa tjetër e popullatës ka nevojë të madhe për ushqim dhe për pasojë disa kamionë me ndihma janë plaçkitur prej njerëzve të uritur, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara. Punonjës të zyrës së OKB-së për Ndihma kanë thënë se situata në Gazën me 2.3 milionë banorë është shumë e zymtë dhe ka mundësi që situata të përkeqësohet edhe më shumë. Ai ka thënë se përveç çerekut të popullatës që përballet me uri, një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës, janë duke u përballur me “kequshqyerje akute”, dhe trupi i tyre po dobësohet. Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, ka thënë se ky është “niveli më i keq i kequshqyerjes në gjithë botën”. Ai ka paralajmëruar që “nëse asgjë nuk ndryshon, uria është e pashmangshme në veri të Gazës” – shënjestra e parë në kuadër të ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor. Si shembull të prishjes së rendit civil, Skau tha se organizata që drejton ai ka rinisur dërgimin e ndihmave në veri të Gazës tre javë më parë. Mirëpo gjatë rrugës, kamionët janë sulmuar me armë zjarri dhe janë plaçkitur. “Në destinacion ata po shohin njerëzit jashtëzakonisht të uritur”, ka thënë ai. Për këtë arsye, Skau ka thënë se Programi Botëror i Ushqimit e ka pezulluar ndihmën atje, derisa të ketë kushte për operim të stafit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55