Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandrushuar normën bazë të interesit në nivelin 3 për qind. Guvernatori Gent Sejko ju referua mbiçmimit të lekut në tregun valutor, kur tha se në analizat e këshillit mbikëqyrës rezulton se kahu forcues i kursit të këmbimit është në linjë me disa objektiva ekonomike duke filluar nga mbajtja në nivel të ulët të inflacionit, normës së interesit dhe niveli i lartë i rritjes ekonomike.