Qeveria do të ndërhyjë me një akt normativ për të adresuar shqetësimin e ngritur nga bizneset eksportuese për zhvlerësimin e euros. Qëllimi është ndërhyrja për ngurtësimin e kësteve të tatim-fitimit dhe rimbursim të taksës mbi vlerën e shtuar brenda 3 ditëve për këto biznese.