Partia Demokratike vijon të ziej nga zhvillimet, teksa së fundmi janë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë bashkish të dalë nga procesi i primareve. Fushë Arrëzi e Malësia e Madhe vijojnë të mos kenë kandidatë, ky i pari për shkak se procesi i balotazhit është shtyrë, e në Malësi të Madhe, Berisha nuk arriti të nxjerrë kandidatë. Nga ana tjetër, ish-kryeministri ka paralajmëruar vijimësi të protestave, duke e konsideruar si vijim të revolucionit, por që tashmë pritet edhe mosbindje civile.