Mijëra fermerë në të gjithë Turqinë, kanë parë tu shkatërrohen jetët nga një thatësirë e ashpër, me pak reshje shiu të regjistruara për të dytin vit radhazi. Kriza është bërë aq akute sa ekspertët tani paralajmërojnë rreziqe për sigurinë e ushqimeve në Turqi, pasi akoma më shumë thatësira priten për shkak të ndryshimeve të klimës.