Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është bashkuar protestës së fermerëve të Konispolit, të cilët prej ditësh kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë pas dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe presioneve të vazhdueshme për ulje çmimi nga kompanitë grumbulluese. Në fjalën e saj, Zhupa theksoi se fermerët janë lënë pa përkrahje në një moment të vështirë, kur po përballen njëkohësisht me pasojat e motit të keq.