Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kritikoi vendimin e Gjykatës Administrative për shqyrtimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e drejtësisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se vendimet e gjykatës duhet të respektohen dhe askush nuk mund të vendoset mbi pushtetin e drejtësisë. Po ashtu, ajo i kërkoi Ballës që përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme si ministër, kur njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative.