Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burgim të përjetshëm të Festim Bexhdillit, kopshtari i kompleksit “Golden” në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri. Bexhdilli u shpall fajtor për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar 2020, ku ai u mor forcërisht në Kamëz dhe u transportua drejt Shijakut. Vendimi i fundit i Apelit vjen pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë, e cila kishte urdhëruar një shqyrtim më të thelluar të provave.