Enea Zyferi, kamarieri që policia e Tiranës e arrestoi nën dyshimet se ka bashkëpunuar me 41 vjeçarin Armand Shakaj në rrëmbimin e Eglant Koçit ka mohuar akuzat. Para gjykatës së Tiranës, që e la në arrest me burg, 25 vjeçari tha se nuk është i përfshirë në ngjarje. Ai ka deklaruar se punon në lokalin e Armand Shakajt si kamarier dhe se e ka parë Eglantin ditën kur ka hyrë në lokal. Më pas, sipas dëshmisë së tij, nuk e ka parë më dhe nuk është në dijeni të thotë nëse është larguar apo jo.