Top News – ‘Zhduket’ ministri kinez i mbrojtjes…Mister për hierarkinë ushtarake të Kinës
21/09/2023 11:38

Zhdukja e ministrit kinez të Mbrojtjes, Li Shangfu e vë në pah natyrën komplekse të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, kanë thënë diplomatët dhe analistët. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar të premten se Li është duke u hetuar për korrupsion gjatë prokurimit të pajisjeve ushtarake sa ka qenë në një tjetër pozitë. Edhe tetë zyrtarë tjerë kinezë janë duke u hetuar. Për fatin e tyre nuk ka shumë informacione zyrtare. Në sistemin kinez, ministri për Mbrojtje Kombëtare konsiderohet me shumë më pak pushtet sesa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, dhe shumë pozita tjera të barasvlefshme në botë. Kjo pozitë është në thelb diplomatike dhe ka rol ceremonial, pa ndonjë funksion direkt komande. Megjithatë, Li është në mesin e gjashtë zyrtarëve ushtarakë që janë nën komandën e komandantit të përgjithshëm Xi Jinping, dhe ai është një prej pesë këshilltarëve të shtetit, një pozitë më e lartë sesa ajo e një ministri tjetër të kabinetit. Si inxhinier i hapësirës ajrore, i cili ka punuar në programin satelitor të Kinës, Li është parë si teknokrat, i cili ka ndihmuar në zbatim të idesë së Xi-së për modernizim të ushtrisë, kanë thënë analistët. Ushtria kineze është ushtria më e madhe në botë dhe është duke u bërë gjithnjë e më moderne. Teksa siguron armë të reja, ajo synon t’i ndryshojë edhe sistemet, përfshirë krijimin e sistemeve të reja siç është një komandë e unifikuar rajonale dhe një Forcë Strategjike, e cila do t’i mbulojë kapacitetet hapësinore dhe kibernetike të Kinës. Li ka qenë zëvëndëskomandant i kësaj force prej vitit 2016.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20