Top News/ ‘Zhduket’ lideri i ri i Hezbollahut / Dita më e keqe për Bejrutin, Izraeli sulme masive
06/10/2024 17:30

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut të dielën, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian. Izraeli tha se ka kryer një seri të “sulmeve të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës së Hezbollahut që mbështetet nga Irani. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se bastioni i Hezbollahut në këtë zonë është goditur me mbi 30 sulme ajrore. Një pikë karburanti dhe një depo me furnizime shëndetësore po ashtu ka qenë cak i sulmeve izraelite. Videot e publikuara kanë shfaqur shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri pas sulmeve të kryera gjatë natës, teksa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në videot e publikuara janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme. Izraeli për ditë të tëra po sulmon periferitë e Bejrutit, dhe gjatë sulmeve ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Në sulmet izraelite mund të jetë vrarë edhe pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, Hashem Safieddine. Burimet e sigurisë kanë thënë se me Safieddinen nuk ka mundur të kontaktohet që nga 4 tetori, kur Izraeli kreu një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Bejrut, sulm që raportohet se ka pasur atë për shënjestër. Hezbollahu nuk ka komentuar lidhur me fatin e Hashem Safieddine. Izraeli tha një ditë më parë se forcat e tij kanë vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut gjatë operacionit tokësor në jug të Libanit dhe kanë shkatërruar 2.000 caqe të grupit. Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani në jug të Libanit, thanë autoritetet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, pothuajse 2.000 persona janë vrarë në Liban gjatë konfliktit, shumica që nga 23 shtatori. Forcat izraelite janë ndërkohë në gatishmëri të lartë para përvjetorit të parë të sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20