Top News/ Zhduket helikopteri me turistë/ Ishte duke eksploruar një zonë vullkanike në Rusi
31/08/2024 18:23

Një operacion kërkim-shpëtimi është nisur në lindjen e largët të Rusisë pas zhdukjes së një helikopteri me 22 persona në bord, shumica prej të cilëve turistë. Helikopteri Mi-8T u ngrit nga një bazë pranë vullkanit Vachkazhets në gadishullin Kamchatka, tha të shtunën ministria e emergjencave. Kjo zonë e gadishullit është një destinacion popullor turistik, i famshëm për peizazhet e pasura dhe vullkanet aktive. Zyrtarët thonë se helikopteri u zhduk nga radarët pak pas nisjes, duke shtuar se mjegulla e dendur po pengon përpjekjet e shpëtimtarëve. Helikopteri, në pronësi të Vityaz-Aero, po kryente një udhëtim në vullkan. I projektuar gjatë epokës sovjetike, helikopteri Mi-8 mbetet i popullarizuar dhe i përdorur gjerësisht në Rusi. Ai u zhduk nga radarët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk arritën të kontaktojnë tha guvernatori i Kamchatka. Një burim i ministrisë së emergjencave i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tass se ekuipazhi nuk raportoi ndonjë vështirësi përpara zhdukjes. Vladimir Solodov tha se në bord kishte 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Kërkimet ajrore kanë vazhduar edhe gjatë natës, por ka pasur dukshmëri të dobët. Të tjerë i janë bashkuar kërkimit në këmbë, përgjatë luginës së lumit Bystraya, përgjatë së cilës duhej të lëvizte helikopteri. Gadishulli malor Kamchatka - më shumë se 6,000 km në lindje të Moskës - është i popullarizuar në mesin e turistëve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55