Më shumë se 90 intervista të dëshmitarëve të FBI-së, në hetimin ndaj financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, rezultojnë të zhdukura nga dosjet e publikuara muajin e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, sipas një analize të CNN. Në total, një regjistër provash i dorëzuar avokatëve të Ghislaine Maxëell përfshin rreth 325 dokumente intervistash, por mbi një e katërta e tyre nuk gjenden në faqen zyrtare. Mes dokumenteve që mungojnë janë edhe tre intervista që lidhen me një grua e cila ka deklaruar se është abuzuar seksualisht nga Epstein që në moshën 13-vjeçare, e cila ka akuzuar edhe Donald Trump për sulm seksual në vitet 1983–1985.