Abuzimet me buxhetin e shtetit kanë rezultuar masive përgjatë vitit që lamë pas. Duke folur me gjuhën e shifrave, kreu i kontrollit të lartë të shtetit, Arben Shehu, deklaroi se dëmi i shkaktuar mbi lekët që depozitohen çdo muaj nga qytetarët shqiptarë në arkën e shtetit, është plot 19 miliardë lekë.