Çmimet e automjeteve në Shqipëri, si të reja, ashtu edhe të përdorura mund të rriten përgjatë vitit të ardhshëm deri në 25 për qind më shtrenjtë. Shkak i rritjes është një udhëzim i Ministrisë së Financave që ka rritur tarifat e zhdoganimit, si për mjetet kategorinë e fuqisë motorike të automjeteve, ashtu edhe për kamionçinat dhe kamionët në varësi të kapaciteteve.