‘Zhbllokoni menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, ose masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore” Me këtë deklaratë doli mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve këtë të enjte nga poli i drejtësisë, lidhur me ngërçin e krijuar për pagat që ka sjellë bojkot në administratën e gjykatave në Tiranë dhe në rrethe.