Top News – ‘Zgjohet’ radioja e Apokalipsit / Rusia dërgon mesazhe të fshehta me ‘The Buzzer’
16/04/2025 15:32

Misteri është thelluar mbi stacionin radiofonik të apokalipsit, të Rusisë të quajtur "The Buzzer" pasi relikti i epokës sovjetike dërgoi katër sinjale të fshehta në vetëm 24 orë. I përdorur nga KGB-ja gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, radiostacioni UVB-76 ka qenë vazhdimisht i zhurmshëm që nga fundi i viteve '70 duke shkëmbyer sic thuhet mesazhe sekrete ushtarake. Më 15 prill, radioja e fundit të botës sinjalizoi katër fjalë: Neptun, Thymus, Foxcloak dhe Nootabu, sipas regjistrave të kanalit në Telegram UVB-76, që monitoron vazhdimisht aktivitetin e tij. Dhe kjo konsiderohet një rast i rrallë. Ndërsa nuk dihet se çfarë tregojnë këto sinjale të frikshme, spekulimet janë se ato janë të lidhura me operacione sekrete ushtarake apo edhe me protokolle bërthamore. UVB-76 transmeton në frekuencën 4625 kHz dhe karakterizohet nga një tingull i frikshëm që gumëzhin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Stacioni i valëve të shkurtra zakonisht nuk lëshon asgjë tjetër përveç zhurmës statike, derisa diçka e madhe, sic mund të jetë një sulm bërthamor, të ndodhë. Në shkurt, radiostacioni dërgoi 25 mesazhe brenda 24 orëve. Mediat ruse madje publikuan disa prej fjalëve të transmetuara. Shumë kush beson se bëhet fjalë për një mjet komunikimi ushtarak, që mund të përdoret për të komunikuar me stacione të largëta ose për të aktivizuar njësi të caktuara ushtarake. Disa madje besojnë se është pjesë e një sistemi që automatikisht do të shkaktonte një përgjigje ushtarake në rast të një sulmi ndaj Rusisë. Sipas ekspertëve, sinjali transmetohet dhe dëgjohet pa satelitë apo internet dhe kjo e bën të lehtë për rusinë që të përcjellin të dhëna të inteligjencës ushtarake pa u zbuluar. Edhe në rast të një lufte bërthamore, ku shumica e komunikimeve ndërpriten, sinjali mund të funksionojë normalisht.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58