Top News – Zgjidhje me dy shtete për Lindjen e Mesme / Biden: S’ka kthim pas në Status Quo
30/10/2023 14:49

Ndërsa lufta 3 javore Izrael-Hamas po hyn në atë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se mund të jetë një fazë e re "e gjatë dhe e vështirë", presidenti amerikan Joe Biden, po u bën thirrje udhëheqësve izraelitë dhe arabë që të mendojnë mirë për realitetin e mundshëm të pasluftës. Ai realitet do të jetë i tillë, argumenton ai, ku gjetja më në fund e marrëveshjes për një zgjidhje të kërkuar prej kohësh me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duhet të jetë një përparësi. "Nuk ka kthim në ‘status quonë’ e para 6 tetorit", u tha presidenti Biden gazetarëve, duke iu referuar ditës para se militantët e Hamasit të sulmonin Izraelin dhe të nisnin luftën e fundit. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden i përcolli të njëjtin mesazh drejtpërdrejt kryeministrit Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar. "Kjo gjithashtu do të thotë që kur kriza të përfundojë, duhet të ketë një pikëpamje të asaj që vjen më pas dhe sipas këndvështrimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete", tha presidenti Biden. Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez, u ka ikur nga duart presidentëve amerikanë dhe diplomatëve të Lindjes së Mesme për dekada me radhë. Ajo u la në hije që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga SHBA në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, mes mosmarrëveshjeve për vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera. Shtetësia palestineze është diçka që presidenti Biden e trajtoi rrallë në fillimin e administratës së tij. Gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor vitin e kaluar, presidenti Biden tha se "kushtet nuk janë pjekur ende" për përpjekje të reja për të arritur një paqe të përhershme, ndonëse përsëriti para palestinezëve mbështetjen e hershme të Shteteve te Bashkuara për shtetësi. Tani, në një moment shqetësimi në rritje se lufta Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal, presidenti Biden ka filluar të theksojë se pasi të përfundojnë bombardimet dhe luftimet, puna për krijimin e një shteti palestinez nuk duhet të injorohet më.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39