Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi unanimisht Alfred Ballën në postin e kryetarit të këtij institucioni, pas një përvoje 3 vjeçare si anëtar dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen me rend dite, zgjedhjen e kryetarit të ri, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe të OPDAT.