Këshilli Bashkiak I Vlorës zgjodhi këtë të hënë nënkryetarin e Bashkisë, që do të komandohet në postin e kreut të saj, pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha. Nga votimi në Këshillin Bashkiak, Elis Halili, është komanduar në krye të Bashkisë së Vlorës, deri në zgjedhjet e ardhshme të pjesshme, ku qytetarët do të zgjedhin me votë përfaqësuesin e tyre. Mbledhja për zgjedhjen e kryebashkiakut të komanduar u zhvillua me debate, ku opozita kërkoi votim të fshehtë. Kërkesa nuk u pranua nga maxhoranca në Këshill, çka solli largimin nga salat ë përfaqësuesve të opozitës, dhe votimin e Halilit me vetëm 28 votat e maxhorancës. Elis Halili, u emërua nënkryetar Bashkie, nga vetë Dredha, para se të dorëzonte dorëheqjen para kryeministrit Edi Rama.