Pas largimit të Ardian Dvoranit nga posti i drejtuesit të Gjykatës së Lartë, është zgjedhur zëvendësuesi i tij. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit. Sadushi u zgjedh me 7 vota. “Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor.