Lideri konservator gjerman Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga parlamenti federal Bundestag në raundin e dytë. Në votimin e fshehtë ai mori 325 vota pro nga 16 vota që i duheshin. Grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë 328 vende në Bundestag. Suksesi erdhi pasi më parë aleanca CDU/CSU me Socialdemokratët (SPD) pa pritur nuk arriti shumicën e nevojshme absolute për Kancelarin në përpjekjen e parë.