Tregtia me pakicë vijon të zgjerohet, me volumin e shitjeve që në tremujorin e dytë të vitit 2026 u rrit me 6.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Artikujt jo-ushqimorë dhanë kontributin më të madh në zgjerimin e tregtisë me pakicë, me 2.7 pikë përqindje, të ndjekur nga tregtia e hidrokarbureve me 2.1 pikë përqindje dhe ushqimet, pijet e duhani me 2 pikë përqindje.